Jetëgjatësia në SHBA tani po bie pas vaksinimit kundër COVID-19

Jetëgjatësia e pritur e amerikanëve në vitin 2021 ka qenë 76,4 vite, gjë që paraqet rrënje prej 0,6 në krahasim me vitin 2020. Meshkujt pritet të jetojnë mesatarisht 73,5 vite në total, gjersa jetëgjatësia e pritur e femrave është 79,3 vite. Shkaktari kryesor i vdekjeve në SHBA gjatë vitit 2021 kanë qenë sëmundjet nga zemra, gjë që është e ndërlidhur me vaksina kundër COVID-19. Shumë nga efektet anësore më të shpeshta të regjistruara nga vaksinat kundër COVID-19 ishin të ndërlidhura me zemrën, shumë njerëz kanë vuajt nga sulmet në zemër dhe sulmet në tru pas vaksinimit të tyre.
Raportet për lëndimet të ndërlidhura me vaksina vazhdojnë të grumbullohen, ndërsa shumica prej nesh është në dijeni me numrin alarmues të lajmeve për vdekjet e papritura që po ndodhin tek njerëz të rinj e të shëndosh. Gjersa disa ekspert përpiqen të theksojnë se njerëzit nuk po vdesin nga vaksinat kundër COVID-19, askush nuk po mund të kontestojë rritjen e numrit të sulmeve në zemër tek të rinj.
Një studim i Qendrës medicinale Cedars-Sinai ka treguar se vdekshmëria nga sulmi në zemër është rritur për të gjitha grupmoshat gjatë vitit 2020 dhe 2021, porse rritje më e madhe është shënuar tek grupmoshat prej 25 gjer në 44 vite. Rritja prej 29% thjesht është shumë e madhe për t’u neglizhuar.
Të dhënat e Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve(CDC) tregojnë se sa vaksinat kanë qenë të dëmshme. Sipas analizës së The Exposesë, meshkujt të cilët kanë pranuar vaksinat mRNA për shkak të kësaj mund t’ju shkurtohet jetëgjatësia për 24 vite.
Në të vërtetë, të dhënat e CDC-it për vdekshmëri nga të gjitha shkaqet tregojnë se çdo dozë e vaksinës kundër COVID-19 të cilën personi ka pranuar ka rrit vdekshmërinë për 7 % gjatë vitit 2022 në krahasim me vitin 2021. Me fjalë tjera, njerëzit të cilët kanë pranuar 5 doza gjasat e vdekshmërisë janë 35% më të mëdha gjatë vitit 2022 në krahasim me vitin 2021, ndërsa ata të cilët kanë marrë vetëm një dozë gjasat e vdekshmërisë janë 7% më të mëdha gjatë vitit 2022 në krahasim me vitin 2021. Për të gjithë ata që janë shmangur vaksinimit, gjasat e tyre për vdekshmëri kanë qenë të njëjta, si në vitin 2021 ashtu edhe në vitin 2022.
Ata i krahasojnë vaksinat me“helm gjenetik të veprimit të ngadalshëm“ në bazë të këtyre të dhënave duke marr parasysh faktin se njerëzit nuk po shërohen nga dëmet të cilët kanë shkaktuar vaksinat kur është fjala për vdekshmërinë e tepërt. Në rast se ky trend vazhdon, personi i cili ka pranuar 5 doza do të ketë mundësi 350% më të madhe se do të vdes në vitin 2031 dhe mundësinë prej 700% më të madhe se do të vdes në vitin 2041, në krahasim me persona të cilët fare nuk kanë pranuar vaksina.
Komisioneri i FDA-së dr. Robert M.Califf e ka karakterizuar rënien e jetëgjatësisë amerikane si „katastrofë“, duke shkruar në rrjetin social X(ish Twiter) me 30 nëntor: “Po përballemi me pengesa të jashtëzakonshme në sistemin tonë publik shëndetësor me rënie të madhe të jetëgjatësisë së pritur. Rënia e madhe në SHBA nuk është vetëm trend. Do ta përshkruaja këtë si katastrofë“.
Autor: Tihomir S.
Burimi: LOGIČNO
Përktheu: Faik Miftari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress