Gaza, vriten 27 palestinezë në sulmet e Izraelit gjatë natës

Në sulmet që ushtria izraelite kreu gjatë natës në Rripin në Gazës janë vrarë 27 palestinezë. Sipas agjencisë së lajmeve palestineze WAFA, 13 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit nga avionët luftarakë izraelitë të shtëpisë së familjes Al-Karafil në lagjen Khuza në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.

Një peshkatar humbi jetën në brigjet e zonës Al-Mawasi në Khan Younis si pasojë e sulmit të anijeve sulmuese të ushtrisë izraelite. Është rritur në 9 (përfshirë 3 fëmijë dhe 2 gra) numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës. Si pasojë e shënjestrimit nga ushtria izraelite të shtëpisë së familjes Abu Uteyvi në kampin e refugjatëve Nusseirat në pjesën qendrore të Gazës, humbën jetën 4 palestinezë ndërsa 11 të tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës gjatë natës nga ajri, toka dhe deti. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 41.020 palestinezë, përfshirë të paktën 16.715 fëmijë dhe 11.308 gra ndërsa janë plagosur 94.925 të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne