Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë.

Agjencia e Inteligjencës Amerikane është alarmuar pasi në Shpëpinë e Bardhë është gjetur kokainë.

Shërbimi Sekret bëri me dije se pas hetimeve substanca, e cila ishte një pluhur i bardhë, rezultoi të ishte kokainë.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se substanca po i nënshtrohet testeve të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, autoritetet po hetojnë për të zbuluar se si u gjend në Shtëpinë e Bardhë.

Zbulimi i substancës ka vënë në gatishmëri të shtuar shërbimet e sigurisë. Presidenti Biden, thuhet se nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë.
Zbulimi i substancës ka vënë shërbimet në gatishmëri të shtuar të sigurinë, ndërsa ka pasur edhe evakuim emergjent të zonës. Presidenti Biden, sipas Guglielmi, nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë. Një “hetim për shkakun dhe mënyrën” e hyrjes së substancës në Shtëpinë e Bardhë tashmë është duke u zhvilluar.

Guglielmi nuk pranoi të jepte detaje se ku u gjet saktësisht substanca dhe si ishte paketuar. Ai u kufizua duke thënë se u gjet nga pjesëtarë të Shërbimit Sekret me uniformë, të cilët po kryenin patrullimet rutinë të godinës.

Gjatë misionit të drejtuar nga departamenti dhe në orën 20:49, një zjarrfikës me ekipin e materialeve të rrezikshme të departamentit të Uashingtonit transmetoi me radio rezultatet e një testi: “Ne kemi një shirit të verdhë që thotë hidroklorur kokaine”.

Vito Maggiolo, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Uashingtonit, u kufizua duke thënë se agjencia e tij “po i ofronte mbështetje Shërbimit Sekret ndërsa ata kryenin një hetim”./TOPCHNL

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne