Greqi/ Dy tërmete në detin Egje, epiqendrat në ishujt Santorini dhe Rodos

Dy tërmete radhazi kanë goditur ishujt Dodekaneze të Greqisë, përkatësisht Santorinin dhe Rodosin.

Tërmeti i parë ra në ishullin më të madh të Greqisë pas atij të Kretës, në Rodos, ku u shënua një me magnitudë 4.9 rihter, kurse i dyti në ishullin e famshëm të VIP-ave Santorini me magnitudë 4.1

Nuk raportohet për dëme deri tani nga tërmetet e këtyre niveleve që janë të zakonshme për një zonë sizmike si Greqia./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne