Grimca historike/ Amerika, kufiri Greqi-Shqiperi dhe Epiri i Veriut

Nga Petro Prodani

Sot, pas me shume se 100 vitesh nga Koferenca e Paqes ne Paris, (1919-1920), eshte ngritur teoria se ne Shqiperi ka pak ose aspak greke. Bazuar ne censusin skandalos te vitit 2023, greket ne Shqiperi perbejne me pak se 1% te popullates totale prej 2,402,113 banoresh.
Ju referova Koferences se Parisit sepse aty u hodhen hapat e fundit per percaktimin e kufijve Greqi-Shqiperi dhe njohjen e mevoneshme te kesaj te fundit nga Fuqite e Medha.
Nje rol vendimtar ne kete drejtim luajti USA. Duke filluar nga fundi i shekullit te 19-te, amerikanet kishin filluar nje politike ekspansioniste ne Ballkan. Te arrinin objektivat e tyre, ata kishin perdorur taktikat e ashtuquajtura ‘Soft Power’ / ‘Fuqia e bute’. Arma e tyre e preferuar ishte perhapja e Protestanizmit dhe lidhja e gjuhes nacionale me Biblen. Natyrisht, ‘Misionaret’ amerikane do te krijonin rrjetin e perkrahesve te tyre. Ishin pikerisht keta misionare qe ne momentet vendimtare do te beheshin perkrahes te Shqiperise, edhe pse ne prapavije luftonin per interesat amerikane. Pa ndikimin e forte te tyre kufijte e Ballkanit do te ishin ndryshe.
Dhe le te kthehemi tek percaktimi i kufijve Greqi-Shqiperi dhe ceshtja e Epirit te Veriut. Amerika ishte pikerisht ajo qe mbrojti bashkimin e zonave te Korces/Korica dhe Gjrokastres/Argjirokastro me Shtetin Shqiptar. Ndersa Anglia dhe Franca mendonin te kunderten.
Por, Qeveria Amerikane nuk e vuri ne dyshim egzistencen e grekeve ne Shqiperi. Pozicioni i saj tregohet ne materialet e meposhtme.

Ne faqen e dyte, pika 2 thote:
Ne rajonin jug-perendimor te lumit Vjosa shumica e popullsise duket te jete greke ne ndjenje dhe tendence politike. Ajo eshte e lidhur ne menyre natyrale me Greqine nepermjet rrjetit rrugor dhe tregetise.

Duhet theksuar se ne shume raste, diplomatet ne kalkulimet e tyre mbi kufijte shteterore ju shmangen kriterit gjuhesor sepse ne jugun e Shqiperise popullatat ishin multi-gjuhesore. Banoret, pa dallim besimi fetar, flisnin si shqip, si greqisht, si vllahisht. Keshtu qe ishte e pamundur te thuhej se c’fare ishte njeri, apo tjetri, vetem duke degjuar gjuhet qe fliste.
Ndjesia nacionalo-etnike nuk u kosiderua si kriter sepse ne jug te vendit elementi grek ishte me i fuqishem se ai shqiptar. Disa shtete te kohes, si psh Italia, kishin objektivat e tyre ekspansioniste. Organizimi i nje referendumi vete-vendoses do te conte ne eleminimin e ketyre interesave.

Lind pyetja: C’u bene greket qe Amerika ‘Aleati Strategjik’ i Shqiperise pohonte se jetonin ne jug-perendim te Vjoses ?/gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne