GRIMCA HISTORIKE: BETEJA E FLAMUJVE DHE SIMBOLEVE NË BALLKANIN E VITEVE 1912–1918

Petro Prodani 

 

Esat Pash Toptani dhe Fan Noli preferonin ‘Flamurin e Sulltanit’, pavaresisht se me vone ndryshuan qendrim.

Ne Tetor te vitit 1912-te, aleanca e ‘Sheteteve Orthodhokse Ballkanike’, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, dhe Greqia i shpallen lufte asaj c’ka kishte mbetur nga Perandoria Otomane.
Te vetmit qe rrezistuan per mbrojtjen e interesave te Portes se Larte ishin disa figura te njohura shqiptare, dhe pasuesit e tyre. Ata u bashkuan rreth ‘Flamurit me Gjysme-Hene’ duke e konsideruar ‘Shqiponjen Bizantine’ si armikun e tyre egzistencial. Kuptohet, ata e bene kete gje per motive personale qe nuk mund te trajtohen ne nje postim ne Facebook.

Nga personalitetet me te spikatura te kesaj rryme politike, ekonomike, ushtarake dhe fetare, ishin Esat Pash Toptani dhe Fan Noli.
I pari, si nje ushtarak i larte otoman, u perpoq ta mbronte Shkodren nga pushtimi Malazez.
I dyti ishte Fan Noli, i cil kerkonte nje Shtet Shqiptar nen varesi te Portes se Larte.

Per te eleminuar fjalet e teperta, me poshte vashdojne disa materiale gazetareske dhe vizive nga ajo periudhe kohore.
1- Nje harte satirike; Si e perceptonte Europa situaten ne Ballkanin e atyre viteve.
2- Nje artikull i botuar ne daten 2 Tetor 1912 ne shtypin britanik qe ben fjale mbi rrezistencen e Esat Pashe Toptanit perkundrejt trupave te Mbretit Nikola te Malit te Zi. Ne ate kohe, Austria dhe Italia kerkonin largimin e c’do ndikimi otoman ne Ballkan.
3- Flamuri i Perandorise Otomane nen te cilin luftuan mbrojtesit e Shkodres. Ai i dorzohet Mbretit Malazez pas renies se Shkodres ne Prill te vitit 1913-te.
4- Nje interviste e Fan Nolit dhene shtypit amerikan ne date 1 Djetor 1912. Titulli i shkrimit: “Why Albanian christians fight on Turkish side told by priest”. Ne shqip: “Nje prift tregon se perse te krishteret shqiptare luftojne ne anen e Turqise”. Noli insistonte se aleati me i sigurte dhe i besueshem i Shqiperise ishte Turqia.
Nje deformin Nolian, apo fakt konkret ?

C’fare ndodhi me tej eshte, pak a shume, e njohur. Austriaket hodhen themelet e nje shteti te pavarur shqiptar. Ata percaktuan edhe flamurin me te cilin do te perfaqsohej ky shtet.

Ne kete pike, do te ndalem shkurtimisht ne anen grafike te betejes midis ‘Gjysme-Henes Turke’ dhe ‘Shqiponjes te Krishtere’ te zhvilluar ne vitet 1912-1918 ne Ballkan.

5- Flamuri, simbole, dekorata otomane te perdorura gjate Luftrave Ballkanike 1912-1914. Flamuri i Turqise moderne eshte shume i ngjashem me ate te treguar ne foto.
6- Helmete dhe dekorata te Mbreterise Serbe qe mbajne simbolin e ‘Shqiponjes Bizantine’. Serbet vazhdojne te mbajne nje simbol pothuajse identik.
7- Helmete dhe kartemonedha te Rusise Cariste qe mbajne simbolin e ‘Shqiponjes Bizantine’. Rusia bashkekohore i eshte rikthyer perseri ketij simboli carist.
8- Helmete Austriake qe mban simbolin e ‘Shqiponjes Imeriale Habsburgase’. Ky simbol u hoq nga perdorimi mbas Luftes se Pare Boterore. Tani gjendet vetem ne muzeume.
9- Nje dekorate greke ku tregohet ‘Shqiponja Bizantine’ dhe kryqi.

Si konkluzion, edhe pse shume simbole kane origjine te njejte, njerzit i transformojne ato ne arme ideologjike duke shkateruar thelbin e vete simbolit. Historia tregon se shume popuj vriten me njeri tjetrin duke luftuar nen te njejten shenje, thjesht duke menduar se e tyrja eshte me mire se e pales kundeshtare.
Ne kete grup hyjne dhe ata qe kryqezojne duart …/fb

 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne