Guterres: Covid-19 ka nxitur ksenofobinë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres paralajmëroi që pavarësisht se koronavirusi i tipit të ri (COVID-19) nuk bën diferencim, ndërmjet shoqërive janë rritur shprehjet e urrejtjes dhe ksenofobia.

Në një video të tij, Guterres tha: “ Covid-19 nuk sheh se kush jeni, ku jetoni ose çfarë besoni, por urrejtja, ksenofobia, ndjellja e fajësimit dhe frikës vazhdojnë të përhapen si cunami”.

Ai tërhoqi vëmendjen se në ambientet online dhe në rrugë për shkak të koronavirusit janë rritur teoritë e komplotit antisemitik dhe sulmet ndaj myslimanëve kurse ndaj refugjatëve dhe emigrantëve sillen sikur të jenë burimi i virusit dhe privohen nga kurimi ndaj kësaj sëmundjeje.

Guterres tha se gazetarët, punonjësit e kujdesit mjekësor dhe aktivistët e të drejtave të njeriut vihen në shënjestër.

“Duhet të rrisim imunitetin e shoqërisë kundër virusit të urrejtjes”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Ai i bëri thirrje politikanëve dhe liderëve që të jenë në solidaritet me çdo pjesë të shoqërisë dhe i ftoi kompanitë e mediave sociale që të heqin platformat online që përmbajnë racizëm, urrejtje ndaj grave dhe të gjitha përmbajtjet e tjera të dëmshme. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne