Bota

Guvernatori i Minesota: Shpërthimi në xhamine e Minesota-s akt terrorist

Pas hedhjes së një bombe në një xhami të qytetit Bloomington të shtetit Minesota, ka reaguar guvernatori Mark Dejton i cili sulmin e së dielës e ka quajtur veprim terrorist.

Mark Dejtoni bëri thirrje që të ruhet uniteti i shoqërisë kundrejt sulmeve të tilla dhe i përshkroi këto akte si të tmerrshme dhe frikacake. Komuniteti mysliman i Minesotës ka dhënë çmimin prej 10,000 dollarë për çdo informacion që çon në arrestimin e autorëve të sulmit. Qendra Islame Al-Farogh në qytetin Bloomington, u përfshi nga një zjarr të shtunën pas një sulmi me bombë artizanale. Në këtë ngjarje që ndodhi gjatë faljes së Namzait, agresorët thyen xhamat e xhamisë, duke hedhur brenda pajisje shpërthyese artizanale. Udhëheqësit lokalë dhe grupe të ndryshme fetare dënuan sulmin në qendrën Islamike të qytetit Bloomington./ PT

OPINIONE

INTERVISTA