Hamas publikon videon e 3 pengjeve izraelite, kritikojnë Netanyahun: Po trajtohemi mirë, liro pengjet palestineze

Oraganizata palestineze e rezistencës, Hamas ka publikuar një video ku janë duke folur 3 pengje izraelite femra, në Gaza.
Njëra prej tyre shfaqet duke folur dhe kritikon kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për mënyrën se si po vepron në konfliktin në Gaza dhe kërkon nga Netanyahu lirimin e pengjeve palestineze.

3 pengjet gra janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë theksojnë se janë trajtuar në mënyrë shumë korrekte nga Hamasi, duke hedhur poshtë pretendimet e Izraelit dhe vendeve të tjera se organizata palestineze po keqtrajton pengjet Izraelite.
Të gjitha pengjet e liruara deri tani nga Hamas kanë thënë të njëjtën gjë, që janë trajtuar mirë dhe në mënyrë korrekte nga pengmarrësit duke I kërkuar qeverisë Izraelite të bëjë të njëjtën gjë me pengjet palestineze.

Nga ana tjetër, pavarësisht protestës dhe kërkesës së familjarëve të pengjeve për një takim urgjent me Netanjahun dhe qeverinë e tij, kjo e fundit i refuzoi dhe u mjaftua vetëm me një njoftim që janë duke punuar për lirimin e familjarëve të tyre ndërsa hodhën akuza ndaj hamas.
Deklarimet publike se Hamas po keqtrajton pengjet izraelitë dhe të kombësive të tjera, janë hedhur poshtë nga organizata dhe vetëdeklarimet e të liruarve duke rrëzuar të gjithë propagandën izraelite kundër palestinës dhe Hamasit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne