Hamasi përshëndet vendimin e Turqisë për t’iu bashkuar padisë për gjenocid kundër Izraelit në GJND

Hamasi deklaroi se vendimi i Türkiyes për t’iu bashkuar padisë së Afrikës së Jugut për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për popullin e Palestinës. Në një deklaratë nga Hamasi, paraqiten vendimet e Türkiyes për të ndërprerë tregtinë me Izraelin dhe për t’u përfshirë në çështjen e gjenocidit që Afrika e Jugut ka ngritur kundër Izraelit në GJND.

Në deklaratë theksohet se vendimet që Türkiye ka marrë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për “popullin e Palestinës i cili përballet me një gjenocid të tmerrshëm”.

Minsitria turke e Tregtisë ka njoftuar se masat e marra në nivel shtetëror kanë kaluar në fazën e dytë dhe se janë ndërprerë veprimet e eksportit dhe importit me Izraelin, përfshirë të gjitha produktet. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan më 1 maj njoftoi vendimin e Türkiyes për t’u përfshirë në çështjen e ngritur për gjenocid në GJND kundër Izraelit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, 34.596 palestinezë përfshirë të paktën 14.685 fëmijë dhe 9.670 gra janë vrarë ndërsa 77.816 të tjerë janë plagosur. Ndërsa raportohet se nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur, po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne