“Hamasi s’është organizatë terroriste”, Jazexhi: Bota lindore brohoret luftën e tyre

Olsi Jazexhi i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, theksoi se Hamas nuk është një organizatë terroriste ashtu siç po trajtohet.

Ai theksoi se bota myslimane e sheh Hamas si një organizatë çlirimtare, dhe sipas tij bota lindore brohoret për luftën e tyre për liri. Më tej ai tha se vetë Izraeli e ka financuar Hamas në fillimet e veta.

“Hamasi për botën islamike sot, është si Georgj Washingtoni për Amerikën. Hamasi nuk është një organizate terroriste ashtu siç po trajtohet. Në botën e tretë, nëbotën myslimane Hamas shihet si organizatë çlirimtare. Nga Rusia, Stambolli, deri në Jakarta bota i brohoret luftës çlirimtare të Hamas. Që nga viti 1948, palestinezët janë kthyer në skllevër të kolenilizmit izraelit. Projekti që themeloi Izraelin solli kolonë nga Rusia, Bjellorusia, nga Ukraina e bile nga Shqipëria, e ka kthyer Izraelin në një bishë ushtarake. Fillimisht Hamas u sponsorizua nga Izraeli përmes fondeve”-tha ai./euronews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne