Ndërhyrja tokësore në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB mblidhet nesër në një takim urgjent

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të hënën në lidhje me pushtimin tokësor të Gazës nga Izraeli sipas CNN.

Sipas burimeve diplomatike në tekstin e kërkesës nga Emiratet e Bashkuara Arabe kërkohet që Këshilli të informohet nga nënsekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente, dhe një zyrtar nga Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt.

Agjenda e Këshillit të Sigurimit për të hënën ka një takim të planifikuar pasdite për “Situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen palestineze”.

Takimi urgjent vjen pasi 120 vende votuan për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara të premten, të prezantuar nga Jordania, e cila bënte thirrje për një “armëpushim të qëndrueshëm humanitar” në Gaza. Shtetet e Bashkuara ishin një nga 14 vendet që votuan kundër rezolutës, me 45 vende që abstenuan.

 

 

Të shtunën, ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dënoi operacionet tokësore të Izraelit në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne