Ndërkohë që në Shqipëri strehohet grupi ish-terrorist iranian MEK, ministrja jonë bën aleanca kundër terrorizmit për grupe që nuk kanë vepruar kurrë në Shqipëri. Nëdrkohë që në Manzë grupi ushtarak i MEK kanë ndërtuar një kamp ushtarak të mirfilltë duke vendosur Shqipërinë në rrezik të lart të sulmeve të ndryshme si ai kibernetik i harkimit të sistemit të të dhënave e po ashtu kërcënimet e drejtpërdrejta të liderëve iranian ndaj shtetit tonë, ne sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe merremi me kërcënime globale e jo të drejtpërdrejta të vendit.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u ul krah sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe Princit Faisal bin Farhan Alsaud në Raid ku u zhvillua takimi i ministrave të jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS.
“Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit ka qenë një nga prioritetet e punës sonë në Këshillin e Sigurimit. Gjatë mandatit tonë të deritanishëm kemi punuar ngushtë me miqtë dhe aleatët për të përfaqësuar dhe çuar përpara interesat dhe objektivat tona të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit. Shqipëria është e përkushtuar ndaj këtij Koalicioni, kudo që paraqitet kërcënimi i terrorizmit dhe ne do të punojmë ngushtë me të gjithë aleatët dhe partnerët për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Xhaçka.
Duke qenë një nga vendet e para, pjesë e aksionit të përbashkët politik ndërkombëtar në kuadër të Koalicionit Global kundër ISIS, Shqipëria rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e saj, për vazhdimin e luftës kundër ISIS, dhe çdo shfaqjeje të terrorizmit.
Në Deklaratën e përbashkët të miratuar në takim, u bëhet thirrje partnerëve në Koalicion që të jenë vigjilentë e të punojnë së bashku ndaj çdo forme të shfaqjes së rrezikut terrorist, në çdo rajon të botës.