Homeland Justice godet sërisht: Publikon ID e 65 mijë qytetarëve

Grupi i i hakerave të Homeland Justice vijon me nxjerrjen e të dhënave private të qytetarëve shqiptarë.  Së fundmi Homeland Justice ka publikuar numrat e kartave të identitetit, ID, të qytetarëve shqiptarë.

Në të dhënat e publikuara del numri personal i ID-së, emri, mbiemri, vendlindja, vendbanimi dhe numri i telefonit. Kjo nuk është hera e parë që faqja në Telegram, që pretendohet se është e “hakerave iranianë” publikon të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë.

‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT. Pas kësaj, Instituti i Statistikave reagoi, duke thënë se hakerat nuk kanë prekur të dhënat e Censit. Grupi i hakerave ka kryer edhe disa sulme të tjera ndaj shërbimeve qeveritare online, institucioneve të tjera si Kuvendi, KLSH, kompaninë “One”./gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne