Hoxhë Bledar Haxhiu dënon ashpër takimin e nën kryetarit të KMSH-së me Presidentin Izraelit: Si mund t’i jepet dora atij që ben gjenocid

Hoxhë dr. Bledar Haxhiu ka dënuar ashpër takimin e nën kryetarit të KMSH-së, Taulant Bica, me presidentin i’sraelit Isaac Herzog në vizitën e tij në Tiranë.  

“Ky këtu në foto është presidenti i i’zraelit, i cili u prit në Tiranë me tapet të kuq dhe me shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje”, shkruan Haxhiu.

Në reagimin e tij në “Facebook”, hoxha i njohur shkruan: “Kam besim tek ju” në një prej mijëra predhave të cilat janë hedhur dhe kanë vrarë mbi 40000 mijë civil muslimanë të pafajshëm në rripin e Gazës.

Shqipëtarët edhe pse muslimanë, i ndihmuan dhe strehuan hebrejtë kur ata u dhunuan, përndoqën dhe u vranë nga nazistët, megjithëse kjo i vuri në rrezik. Por si mundet që presidenti i’zraelit i cili sot po bën një holokaus ndaj civilëve të pafashëm, duke derdhur gjak e shkatërruar çdo gjë të pritet me shtrëngim dore dhe buzëqeshje nga kleri musliman?

Politikën e kuptojmë, sepse ajo është interes dhe pragmatizëm, por s’mund të kuptojmë që përfaqësues të klerit të jenë kaq pa ndjenja?!!! Qofshi ju që jeni!”, shkruan Haxhiu.

Më herët teksa Bici po takohej me Hezog, Haxhiu shkruajti se “Kur nuk ke turp, atëherë bëj çfarë të duash”./GazetaImpakt/ 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne