Iluzionet e rrezikshme të një Presidenti nën hetim

Në historinë e pas viteve `90 në Shqipëri është i vetmi rast kurnjë president del nga kornizat ligjore kushtetuese dhe  akuzonParlamentin e vëndit të tij dhe Qeverinë e vëndit të tij sikur atakanë bërë të ashtuquajturin `grusht shteti` brënda vëndit, duke harruar se një President në një Republikë Parlamentare ku vetëPresidenti është i emëruar po nga ky parliament për të patur njërol onorifik dhe unifikues  në këtë republikë parlamentare.

Shënjat e iluzionizmit janë sa të çuditshmtë aq edhe tërrezikshme dhe shëmbuj ka plot ku iluzionistë të njohur si: Yu Ho-JinManipuluesi, Dan Sperry-prastigjetori, Jeff Hobson-trukebërësi,

Jonathan Goodwin- i paarsyeshmi, James More-mashtruesi, Raymond Croëe i pazakonshmi, Adam Trent-futuristi, David Koperfild-magjistari, kanë mahnitur njerëzit me truket e tyre tëjashtzakonshme duke rrezikuar në disa raste edhe jetët e tyre përta bërë çfaqjen sa më interesante.

Në realitet iluzionet personale të një njeriu janë të ndryshme ngailuzionistët të cilët janë njerëz normalë por bëjnë truke si ato mëlart, për të kënaqur njerëzzit nëpërmjet çfaqjeve. iluzioni ngaana mjekësore është një perceptim fallco i realitetit apo gabimindaj një diçkaje e cila në realitet nuk është. `Perceptimi i gabuarndaj stimujvve të jashtëm (visive, auditive, sensoriale, etj). Shumë iluzione mund të jenë të padëmshme por në disa raste tëvecanta janë tipare të .. Depresionit` (https://medical-dictionary.thefreedictionary.com/Illusions).

Po i përmënd këto për një rast të veçantë që po ndodh nëShqipëri kur një President nën hetim , për tu kundërpërgjigjurpresionit të ushtruar ndaj tij nga Parlamenti, qeverisja, madjedhe populli, kunërpërgjigjet duke akuzuar të mësipërmit përë njëgrusht shteti. Akuzë e rëndë por në fakt është një iluzion sepsenuk mund të bëjë të ashtuquajturin `grusht shteti` shumicaparlamentare dhe vetë qeveria. Definicioni Grusht Shteti ose`Coup d`etat` sipas Clayton Thyne dhe Jonathan Poëellpërcaktohet si: “përpjekje ilegale dhe të hapura nga ushtarakëtose elita të tjera brënda shtetit për të larguar egzekutivin aktual“ (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Coup_d%27%C3%A9tat).

Që këtu shihet qartë problemi iluzionar i Presidentit tonë actual,i cili nëpërmjet një truku (ndoshta për shkak të depresionit) kërkon tua hedhë fajin të maxhorancës, pra, parlamentit dheqeverisjes, në një kohë kur realiteti është krejt tjetër. Mëbiçimsëze janë justifikimet e vartësve të Presidentit të cilëtparadoksalisht interpetojnë Kushtetutën sikur Kushtetuta tëshprehet për një Republikë Presidenciale dhe jo për njëRepublikë Parlamentare të miratuar me Referendum .

Një nga veprimet iluzioniste të një Presidenti me iluzione qëjanë të rrezikshme për të ardhmen e vëndit është edhe dalja disaherë në media për të faktuar iluzionet e vata e për më tepër për timbushur mëndjen vehtes se ajo që po bën qënka e mirë përvëndin. Deklarimet në media dhe në opinione tek Top Channel para disa ditësh pasqyrojnë edhe një herë problematikën që ka vetë Presidenti për të dalë nga akuzat që i ka bërë Parlamenti përshkelje të Kushtetutës disa herë, për të cilat vazhdon të jetë nënhetim parlamentar. Qorrsokaku në të cilën ka rënë, ka shkaktuarpa dashje apo me dashje, një situatë ku një president i emëruarnga Parlamenti nuk përfaqëson unitetin e popullit, por edhe roline tij si president onorifik duke e çfaqur vehten si një President më kompetenca të plota por..që nuk janë të shkruara nëKushtetutë.

Argumentet sofiste që lëshoi kundër një zyrtari si Dvorani tëpasqyruara si padi penale, ka shumë pak mundësi tëargumentohen si të tilla, dhe një nga arësyet është se pikërishtakuza e tij për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Maxhorancajanë pikërisht dëshira e tij e fshehtë për të patur njerëz të tij nëkëtë Gjykatë për ta mbrojtur nga akuzat që ka lëshuar Parlamentishqiptar.

Këto   `rofeshiata` politike të Presidentit për të shpëtuar ngaakuzat Parlamentare sigurisht nuk do të kenë sukses  sepsepersonalisht mendoj se jo vetëm ai ka shkelur Kushtetutën duke bërë një karshillëk të sëmurë por gjithashtu mendoj se edhepopulli nuk është i mendimit se ky President të mund tëpërfaqësojë unitetin e vëndit dhe mbrojtësin e kushtetutës sepsemë tepër kjo mbrojtje i ngjan mbrojtjes që i bënte Don Kishoti Dylqinjën imagjinare të Tobozës e cila në fakt ishte njëfshatarkë që e njihte realitetin e vet dhe habitej nga frazeologjitëdokishotiane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne