Indonezi, muslimanët dhe budistët kundër shkeljeve izraelite në Al-Aksa

Udhëheqësit e komunitetit musliman dhe budist në Indonezi kanë reaguar kundër shkeljeve të Izraelit në kompleksin Al-Aksa.

Kryetari Ekzekutiv Qendror i Xhematit Muhammadijah, një nga organizatat civile muslimane në Indonezi, Dadang Kahmad në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) thotë se shkeljet e Izraelit kundër Al Aksës janë të papranueshme. “Ne si Muhammadijah dënojmë ashpër qëndrimin e aplikuar”, tha ai.

Duke thënë se “Të gjithë ata që duan t’i kryejnë lutjet duhet të hyjnë lirshëm në Al Aksa”, Kahmad tha se “Ka të vdekur dhe të plagosur si pasojë e ndërhyrjeve të ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve. Ne ndjekim nga afër këtë veprim të Izraelit. Këtu bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut”.

Ai tha se incidentet po ndiqen nga afër në Indonezi. “Së fundmi ushtarët izraelitë patën larguar detektorët e vendosur në Al-Aksa. Të gjitha lëvizjet Islame duhet të kenë një rol më aktiv që Izraeli të heqë dorë nga ky qëndrim”, thekson Kahmad.

Edhe kryetari i Nahdlatul Ulema, Aizzudin Abdurrahman shfaqi një reagim të ashpër kundër qëndrimit të Izraelit.

“Dënojmë shkeljet e Izraelit kundër Al-Aksës. Ky qëndrim sigurisht që hyn në shkeljen e të drejtave të njeriut. Në Al-Aksa e cila është simbol për fetë, ashtu si njerëzit e të gjitha feve edhe muslimanët kanë të drejtën e praktikimit lirshëm të fesë së tyre. Këto të drejta nuk mund të pengohen nga Izraeli”, tha Abdurrahman.

Ai thekson se ngjarjet e tilla nuk duhet të përjetohen përsëri.

“Ato që i ndodhën Al Aksës nuk mund të pranohen në aspektin e njerëzimit”, shtoi ai.

Suhadi Sendjaja, kryetari i Shoqatës Budiste Nichiren Shoshu me qendër në Japoni, e cila vepron në Indonezi tha se trajtimet e Izraelit ndaj muslimanëve në Al-Aksa janë në kundërshtim me të drejtat e njerëzve.

“Ato që ndodhën në Al-Aksa në aspektin human dhe në aspektin e lirisë së besimit janë të papranueshme. Të gjithë njerëzit duhet ta kenë të drejtën e lirisë së lutjes dhe kjo nuk mund të ndalohet. Praktikat e bëra nuk duhet të përceptohen si çështje të vogla. Ngjarjet e tilla shpejtojnë rritjen e çështjeve duke i rritur tensionet”, tha Sendjaja.

Duke vënë në dukje se po bëhet shkelja e të drejtave të nerëzve, Sendjaja thotë se “Çdo njeri ka vullnet të lirë. Ky vullnet nuk mund të tjetërsohet duke i detyruar njerëzit. Ne si budistë do të jemi gjithmonë të gatshëm që të bashkëpunojmë që të mos ketë përsëri tensione ashtu siç bëri Izraeli, si dhe për bashkimin e njerëzimit dhe zhvillimin e tolerancës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne