Irani refuzon propozimin e Macronit për negocimin e programit të raketave

Sipas një lajmi të televizionit “Press TV”, një kanal informativ në anglisht që është pjesë e televizionit shtetëror iranian, Teherani ka refuzuar propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të negociuar programin e raketave.

Situata në Gjirin Persik ishte tensionuar sërish pas tërheqjes më 8 maj 2018 në mënyrë të njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga marrëveshja nukleare dhe rivendosja e sanksioneve kundër Iranit në dy faza, në 7 gusht dhe 4 nëntor 2018 dhe të gjitha këto sollën rritjen edhe një herë të tensionit ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit.

Kurse Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mundohet për uljen e tensionit Uashington-Teheran duke reduktuar nga 8 maji e këtej. angazhimet e Parisit që rrjedhin nga marrëveshja nukleare. Të premten Macron i kishte bërë disa propozime ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, Muhamed Xhevat Zarif, gjatë një vizite që ky i fundit kishte bërë në Paris.

Raportohet se Macron i kishte propozuar Iranit të respektonte marrëveshjen nukleare dhe të hapte për negociata programin e tij të raketave./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne