Islamofobi Arbër Gashi: Hamas organizatë terroriste. I përgjigjet historiani Jazexhi: E thotë shteti terrorist i izraelit, siç tha për UÇK

Historiani Olsi Jazexhi dhe islamofobi Arbër Gashi janë përplasur live në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Islamofobi Gashi e quajti Hamasin si organizatë terroriste ndërsa e menjëhershme ishte përgjigja e historianit Jazexhi, që i kujtoi se këtë e ka bërë shteti terrorist i Izraelit që është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për kryerjen e Genocidit në Gaza.

Jazexhi e krahasoi shpalljen e hamas si organizatë terroriste me shpalljen që u bë në 1999 për UÇK-në duke thënë se kjo shpallje është bërë vetëm për të legjitimuar genocidin e Izraelit në Gaza.

Gjatë debatit, pas akuzave të islamofobit Gashi, Jazixhi i ka thënë se me këto qëndrime kundër muslimave ai duhet të jetojë në Tel Aviv dhe jo Prishtinë.

Pjesë nga Debati

Arbër Gashi: Hamas është një organizatë terroriste!

Olsi Jazexhi: Deklarimi i Hamasit organizatë terroriste është bërë nga qeveria terroriste e Izraelit ashtu si në vitin 1999 Amerika shpalli UÇK organizatë terroriste. Por në botën muslmane, në Malajzi, Turqi, Iran, Katar dhe Indonezi UÇK nuk është konsideruar asnjëherë organizatë terroriste edhe Hamasi nuk konsiderohet organizatë terroriste. Hamasi është dizenjuar si organizatë terroriste ashtu si edhe aparteidi i Afrikës së jugut

Arbër Gashi: Kosova dhe Palestina janë dy çështje të ndryshme dhe nuk kanë të bëjnë në asgjë me njëra-tjetrën. Z. jazexhi nuk njihet si simpatizant i çështjes së kosovës, prandaj e kësholloj të shikojë punët e tij. Përsa i përket konfliktit Palestinë-Izrael ne si shqiptarë të kosovës nuk jemi të interesuar të mbështesim organizata terroriste.

Olsi Jazexhi: Mos më akuzo mua. Ju jeni konvertuar publikisht në çifutë. Ju e keni vendin në Tel Aviv jo në Prishtinë.

Arbër Gashi: Nuk jemi të interesuar të mbështesim një organizatë terroriste.

Olsi Jazexhi: Organizatë terroristë është shteti i Izraelit, i cili është akuzuar nga Gjykata e Hagës për kryerje të genocidit në Gaza.

Arbër Gashi: Ju po thoni që ato që ndodhën në 7 tetorin e vitit të kaluar nuk kanë qenë akte terroriste, unë nuk e di se si është është ndryshe terrori. Asnjë shqiptar i Kosovës, asnjëherë nuk e ka nxitur askënd të shkojë të vrasë fëmijë, gra e pleq serbë. Si mund ta krahasoni luftën më fantastike që ka bërë një popull për liri me një grup terrorist që ka bërë vetëm terror. Kjo është e pafalshme.

Olsi Jazexhi: Z.Gashi, ju jeni duke mbrojtur terrorizmin shtetëror Izraelit, i cili është dënuar nga gjykata ndërkombëtare e Hagës për Genocid. Shteti Izraelit që ka shpallur hamasin organizatë terroriste e ka shpallur UCK organizatë terroriste, çfarë do të thotë kjo, që Aadem Jashari ishte terrorist? JO!

Ndërhyjnë moderatorët dhe emisioni mbyllet./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne