Islamofobia në rritje në SHBA

Gjatë viteve të fundit në SHBA është vënë re një rritje e islamofobisë.

Mediat, kryesisht online kanë raportuar se rastet e dhunës ndaj muslimanëve në vend janë rritur ndjeshëm, aq sa shifrat janë bërë shqetësuese.

Sulmet ndaj personave që lidhen me besimin e tyre fetar, kryesisht muslimanë, janë bërë shpesh herë virale por edhe çështje për t’u gjykuar në gjykatat e vendit.

Një nga rastet që bëri bujë në SHBA, ishte ai i ndodhur në shtetin e Oregonit ku gjykata e këtij shteti akuzon Jeremy Christian për vrasje të dy personave dhe një tjetër të mbetur në tentativë.

Gjykata Oregon tregoi pamjet e dy burrave të goditur me thikë në tren për mbrojtjen e adoleshentes muslimane me Hijab nga abuzimi.

Një seri videosh të dëshmitarëve dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë kapin shpërthimin e dhunës dhe ulërimat e panikut pasi veprimet e mbushura me urrejtje të Jeremy Christian çuan në vrasjen e dy personave në bordin e një treni publik në Oregon në 2017.

Christian akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit Ricky Best dhe 23-vjeçarit Taliesin Namkai-Meche dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Micah Fletcher, i cili ishte 21 vjeç në kohën e sulmit.

Ai gjithashtu është akuzuar për kërcënim të shkallës së dytë, pas ndjekjeve të tij raciste ndaj dy vajzave adoleshente në tren, njëra prej të cilave kishte veshur hixhab.

Islamofobia, Amerika

/Gazetaimpakt/

 

3E233AA9-0EFD-408F-A5E3-43B0A696EB9A

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne