Islamofobja Anila Basha përsërit kushtrimin e Ben Blushit kundër Islamit

Katolikja Anila Basha, një Islamofobe e vetëdeklaruar sa herë që del nga vëmendja e opinionit publik, e ka një as nën mëngën e saj lakuriqe për të fituar sërisht vëmendje.

Thjesht, sulmon Islamin dhe mundohet të mbjellë në vend përçarje kombëtare mbi identitetin fetar të shqiptarëve, pa e çarë kokën fare mbi pasojat që mund të kenë komunikimet e saj me publikun.

Duke qënë se nuk ja var më kush dhe tani i ka mbetur  vetëm gazeta dhe faqja e saj në facebook, si gjithmonë, ajo bën deklarata të tilla anti Islame për të fituar sërisht vëmendje.

Gazetarja me mbiemer arab Anila Basha përvecse se ka lënë fenë e gjyshërve të saj tani përsërit slloganet sllavo-katolike-greke kundër Islamit me qëllim nxitjen e urrejtjes së komuniteteve fetare në Shqipëri.

Ndër të të tjera ajo shkruan se tani ne duhet të bashkohemi nën një flamur të krishterë pavarësisht se jemi shqiptarë, serbë apo grekë.

Duke cituar librin anti shqiptar të Ben Blushit ajo përsërit urrejtjen e Blushit kundër islamit.

Statusi i Anila Basha në facebook:

“Krishterimi humbi perballe turqve per shkak te percarjeve te veta, por tani ne duhet te bashkohemi nen nje flamur te krishtere pavaresisht se jemi shqiptare apo serbe, apo greke. Perandoria e Bizantit ishte me e ndritura sepse arriti te bashkoje nen nje pushtet tre elemente: nje shpirt grek, nje mendje romake dhe nje trup mysliman. Ky eshte ekuilibri me i persosur qe ka pare historia…

(Te jetosh ne Ishull – Ben Blushi)”

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne