Izraeli akuzon Iranin se i ka dhënë informacione Hamasit në luftën e Gazës

Izraeli pretendon se Irani i ka dhënë informacione Hamasit në luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës së bllokuar.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në konferencën për media tha: “Para luftës, Irani po mbështeste drejtpërdrejt Hamasin me trajnime, armë, para dhe teknologji. Irani ende ofron ndihmë të inteligjencës për Hamasin”.

Ai tha se Irani po zhvillon fushata provokuese kundër Izraelit në të gjithë botën. “Përfaqësuesit e tij po punojnë nga Jemeni në Liban dhe ata i marrin udhëzimet e tyre nga një vend i vetëm, nga Irani”, tha Hagari./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne