Izraeli është gati të bombardojë Irakun, ja paralajmërimi i SHBA pas sulmit të IDF në Siri

Izraeli është gati të godasë objektivat në Irak. Shtetet e Bashkuara kanë informuar Bagdadin për një seri sulmesh “të menjëhershme” nga Forca e Mbrojtjes izraelite e cila synon të godasë Irakun nëse qeveria nuk “të arrijë t’u japë fund sulmeve të nisura nga grupet pro-iraniane “, armiq të shtetit hebre, të cilat me sa duket ishin identifikuar dhe përzgjedhur nga inteligjenca e Tel Avivit . Synimi i Izraelit dhe alarmi i ngritur nga amerikanët u bënë të ditur nga një burim i cituar nga faqja e internetit saudite, al-Hadath . Amerikanët do të kishin ” shteruar të gjitha instrumentet e presionit ndaj Izraelit “, raporton burimi, dhe për këtë arsye ata do t’i kishin kërkuar qeverisë së Bagdadit të “vepronte shpejt” për të parandaluar sulmet e Izraelit, i cili sot tashmë ka goditur objektiva në Siri.

Të hënën, Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të “ushtrojë presion” ndaj Bagdadit për t’i dhënë fund sulmeve nga grupet e rezistencës pro-iraniane, të cilët vazhdojnë të planifikojnë dhe të nisin sulme kundër territorit izraelit. Dje pasdite një sulm ajror i nisur nga Izraeli kishte në shënjestër disa ndërtesa pranë Palmirës , në Sirinë qendrore. Sipas ministrisë siriane, e cila citon burime ushtarake, sulmi izraelit shkaktoi vdekjen e të paktën 36 personave. Të paktën 50 persona u plagosën. Sipas burimeve të tjera, numri nga sulmi , i cili u krye në tre bastisje të veçanta, ishte 11 të vdekur. Bombarduesit luftarakë izraelitë do të kishin shënjestruar pozicionet dhe depot e armëve të forcave ” afgane dhe pro-iraniane irakiane” që raportohet se kanë qenë të pranishme prej vitesh në zonën e Palmirës, dikur një bastion i ISIS./sot

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress