“Izraeli mban nën kushte të vështira 300 palestinezë të arrestuar nga Gaza”

Izraeli mban nën kushte të vështira rreth 300 palestinezë të cilët i ka arrestuar nga Rripi i Gazës. Në lajmin e kanalit izraelit Channel 12, theksohet se Izraeli mban nën kushte shumë të vështira rreth 300 palestinezë të cilët i ka arrestuar duke i akuzuar si “anëtarë të përzgjedhur të Brigadave Izzeddin Kassam”.

Në lajm thuhet se nuk dihet se çfarë do të ndodhë me palestinezët të cilët nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme dhe as me avokatët e tyre. Gazeta Haaretz ka njoftuar se qindra persona të arrestuar në Gaza që nga 7 tetori e deri më tani mbahen prej javësh në një qendër paraburgimi në afërsi të qytetit Beersheba dhe se disa prej tyre kanë humbur jetën këtu. Në lajm nuk u dhanë detaje se sa persona dhe se kur kanë humbur jetën.

Gjatë përpjekjeve për të zgjeruar pushtimin në rripin e Gazës, Izraeli arrestoi qindra persona me arsyetimin se janë “anëtarë të organizatave të ndryshme palestineze”. Imazhet e fundit të Izraelit duke larguar civilët palestinezë nga qendrat e strehimit dhe shtëpitë e tyre dhe duke i mbajtur ata gjysmë të zhveshur, shkaktuan reagime në mbarë botën, ndërsa përdoruesit izraelitë të medias sociale pretenduan se këta njerëz ishin “luftëtarë të Hamasit që janë dorëzuar”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne