Izraeli pretendon se në Gaza janë vrarë ose plagosur 60 për qind e anëtarëve të Brigadave Kassam

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant pretendon se 60 për qind e anëtarëve të Brigadave Izzeddin Kassam, krahut ushtarak të Hamasit janë vrarë ose plagosur që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi sulmet e tij në Gaza. Sipas lajmit të gazetës “Jerusalem Post”, Gallant foli në Parlamentin izraelit (Knesset) në lidhje me humbjet e Hamasit që nga dita kur Izraeli filloi sulmet e tij në Gaza.

Duke pretenduar se rreth 60 për qind e anëtarëve të Brigadave Kassam janë neutralizuar duke u vrarë ose plagosur, Gallant pretendoi se shumica e 24 batalioneve të ushtrisë që përbëjnë krahun ushtarak të lëvizjes, janë shpërbërë. “Veprimet e ushtrisë izraelite që kanë shkaktuar eliminimin e më shumë se 14 mijë terroristëve deri më tani dhe shembjen e strukturës ushtarake të Hamasit, janë në fakt prova e asaj që thashë”, deklaroi Gallant.

Gallant ka theksuar se “legjitimiteti ndërkombëtar” është kusht i rëndësishëm për vazhdimin e sulmeve në Gaza. Që nga 7 tetori e deri më tani, ushtria izraelite në Gaza ka vrarë pa dallim objektivi 38.243 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe ka plagosur 88.033 persona të tjerë.

Ushtria izraelite, e cila e ka kthyer Gazën në gërmadhë, në sulmet e saj që kanë zgjatur më shumë se 9 muaj ka goditur shpesh herë spitalet, shkollat ​​dhe kampet ku janë strehuar njerëzit e zhvendosur. Pas këtyre sulmeve që shënjestrojnë civilët, ushtria izraelite pas çdo masakre fshihet pas pretendimit të saj se “Ne shënjestruam anëtarët e Hamasit, anëtarët e Hamasit e përdorin këtë vend si një qendër”./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne