Izraeli “thyhen hundët” në Kosovë

Kosova ka triumfuar ndaj Izraelit në një përballje në “Fadil Vokrri”, një ndeshje në kuadër të eliminatoreve të Europianit 2024, zhvilluar nën hijen e një genocidi mbi një mujor në Gaza, ndërmarrë çnjerëzisht nga shteti hebre.

Kësisoj, ndeshja pati një ngarkesë të fortë tej futbollistike, zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Një gol i Milot Rashicës në pjesën e parë, ishte ai që mposhti ekipin hebre në vendin që ka përjetuar një genocid, porsi Palestina, më shumë se dy dekada më parë nga shteti serb.

Ndaj, ngjante me ironi fati që Izraeli këto kohë kur e gjithë bota po e sheh si shtet terrori që vret gra e fëmijë, të ndeshej në futboll me skuadrën e një vendi që e ka pësuar rëndë nga terrori serb.

Duket sikur Kosova fitoi për Palestinën, për Gaza-n./tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne