Kastro kritikon ashpërsinë e Trumpit ndaj Kubës

Presidenti i Kubës, Raul Castro, e ka kritikuar ashpërsinë e presdentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj shtetit të tij, duke e konsideruar si “pengesë” në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kubës kanë filluar të rregullohen gradualisht në vitin 2015. Në reagimin e tij të parë publik rreth ndalesave të Trumpit për udhëtimin dhe çështje biznesore ndaj ishullit komunist, Raul Castro, i ka thënë asamblesë kombëtare se do të dështojë çdo përpjekje për të përmbysur revolucionin. “Njoftimet e bëra nga presidenti aktual… janë pengesa drejt marrëdhënieve bilaterale”, ka thënë Castro. Sidoqoftë ai ka treguar pozicionin e qeverisë së tij, për vullnetin e normalizimit të marrëdhënieve me Uashingtonin. Trump ka premtuar muajin e kaluar se “ nuk do të heq sanksionet ndaj regjimit të Kubës, derisa të lirohen të gjithë politikanët e burgosur”, dhe të mbahen zgjedhje të lira./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne