Katër mitet e Gjergj Kastriotit përgjatë historisë/NË VENDIN E GËNJESHTRËS, E VËRTETA ËSHTË NJË SËMUNDJE

Nga Naim Abdurrahmani

Katër mitet e Gjergj Kastriotit përgjatë historisë, përshtatur nevojave të kohës dhe për qefin e kallabllakut.  Gjergj Kastrioti është personazh historik, i mitizuar disa herë gjatë historisë në forma të ndryshme, sipas projeksioneve për tua përshtatur figurën e tij nevojave të kohës.

-Mitizimi i parë.

Gj.Kastrioti është mitizuar për s’pari herë nga Marin Barleti dhe përgjithësisht nga bota krishterë, figura e tij është paraqitur si kalorës i krishterimit i cili luftoi kundër një perandorie myslimane. Skënderbeu ishte frymëzuesi i qëndresës së krishterë ndaj rrezikut islam.

Pra, Gjergji u mitizua me përrallat e Marin Barletit duke e paraqitur si profeti Moses (Musa a.s) si një kalorës i krishter i cili luftonte në rrugën e Krishtit duke e shpëtuar popullin krishter nga osmanët, sikur Profeti Musa a.s hebrenjtë nga Faraoni, e asesi si një figurë shqiptare që mbronte Shqipërinë dhe shqiptarët.

-Mitizimi i dytë i Gjergj Kastriotit.

Në shekullin e 19-të kur filluan të lindin kombet në Ballkan, çdo popull kërkonte figura, histori, legjenda të lashta për ta forcuar identitetin e tyre kombëtar.

Grekët shkuan te Sokrati, te Platoni te grekët e vjetër. Serbët shkuan te sveti Sava, te Dushan Nemanja duke i bashkangjitur shumë përrëlla e pallavra këtyre figurave historike. Edhe shqiptarët kishin nevojë për një figurë për të u identifikuar, e morrën Gjergj Kastriotin. Por, në këtë rast shkruan një histori më tjetër nga ajo e Marin Barletit. Si psh, poema e Naim Frashërit e heq elementin e krishter të Gj.Kastriotit, Përse?

Sepse ideja ishte që shqiptarët të bashkohen, duke mos shikuar kisha e xhamia…dhe Gjergji në këtë rast bëhet si shpëtimtar i kombit, jo i krishterimit. Pra Gjergji u pasqyrua në popullin shqiptar si një figurë me tri fe ashtu siç ishte gjendja në teren e shoqërisë shqiptare pasosmane.

-Mitizimi i tretë i Skënderbeut.

Figura e Gjergj Kastriotit në komunizëm u justifikua me izolimin e Shqipërisë me bunkera si kështjellat e Gj.Kastriotit, duke i rezistuar imperializmit perendimor-amerikan🇺🇸.

I ndërtuan përmendore Skënderbeut, bënë filmin e famshëm në bashkëpunim me rusët dhe Skënderbeun e zhveshën nga çdo pikëpamje fetare, duke e paraqitur si ateist ashtu siç ishte regjimi komunist i cili ja ngriti përmendoren Enver Hoxhës 10 herë më të madhe sesa Skënderbeu.

-Mitizimi i katërt i Skënderbeut.

Sot në ditët tona pas ardhjes së demokracisë, Gjergjin përsëri duan ta kthejnë te miti i Marin Barletit si një kalorës i krishterimit për të thirrur myslimanët shqiptarë në kthimin e fesë së të parëve, por për çudi jo në fenë ORTODOKSE të familjës së Kastriotve, po në fenë katolike…!

Kjo fotografi tregon gjithçka për mitin e fundit të Gj.Kastriotit, është murore në katedralën “Nënë Terezë” në Prishtinë, ku Gjergj Kastrioti është paraqitur duke marrë urdhëra nga Papa Piu II, me gisht drejtuar nga trevat shqiptare dhe formula e pagëzimit “Un’te paghesont’ pr’emenit t’Atit e t’Birit e t’Spertit Senit.” Dmth Gjergj Kastrioti paraqitet si katolik, për t’i mjegulluar kokat e kallabllëkut…

NË VENDIN E GËNJESHTRËS, E VËRTETA ËSHTË NJË SËMUNDJE./mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne