Kleriku ‘sponsored’ dhe rivaliteti i ‘minutës së fundit’ nga pastori pro-zionist

Nga hoxhë Florian Leli

Nuk i ka hije myslimanit dhe as nuk i lejohet të dalë në manifestimin e ditës së enjte të pastorit Akil Pano pro jetës. Pro jetës do të thotë të mos mbash anën e kriminelëve vrastarë. Mjafton tallja që ky pastor bëri me viktimat myslimane të spitalit Shifa në Gazën martire duke shfajësuar tërësisht agresorin sionist dhe duke ua hedhur fajin vetë viktimave. A nuk ishin ato familje e fëmijë që gëzonin të drejtën e jetës? A një person i tillë është pro jetës! Me sa fytyrë e faqe do t’i dalin Allahut përpara në ditën e llogarisë, ata myslimanë që do të jenë të pranishëm në atë manifestim?!

Për më tepër ky manifestim u ‘gatua’ shpejt e shpejt për të rivalizuar manifestimin e ditës së xhuma dhe iniciativën e marrë nga disa shqata myslimane.

Vëllezër myslimanë! Ne duhet të mbështesim kauzat tona. Ne duhet të jemi në ballë të ngjarjeve dhe aty ku na takon, në krye të vendit. Nuk është e pranueshme për ne si myslimanë që përfaqësojmë komunitetin më të madh të shqiptarëve ndër shekuj, të udhëhiqemi nga një pastor që nuk përfaqson as 0.5% të shoqërisë sonë, rreth të cilit ka shumë dritëhije dhe që në realitet përfaqëson një agjendë të huaj.

Kush dëshiron të mbështesë kauzat le të mbështesë iniciativën dhe përpjekjet e atyre që u takon të jenë në pararojë. Shpresoj edhe mirëkuptimin e hoxhallarëve dhe aktivistëve myslimanë në këtë pikë. Allahu na dhëntë neve dhe juve sinqeritet, largëpamësi dhe mirësi nga mirësitë e tij të shumta! Amin!/mexhlisi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne