Emisioni IMPAKT Opinion

KONFLIKTI SHBA – IRAN DHE SHQIPERIA SI KAQOL I MEK-ut

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi analizon situaten e pasluftes Iran – SHBA dhe gjendjen e mjeruar te Shqiperise e cila tani eshte kthyer ne nje peng te MEK-ut. Flitet per histerine anti-islamike dhe anti-iraniane ne mediat shqiptare. Permendet servilosja qe Blendi Fevziu ben ne emisionin e tij per ti qare hallin Amerikes, apo emisioni i Denis Dyrnjase i cili eshte kthyer ne nje show racizmi dhe islamofobie.

Permendet emisioni i tij i fundem me Frrok Cupin i cili i ngjan nje emisioni qe vetem Ku Klus Klani ne SHBA mund te bej, ku Frroka lavderon Trumpin per luften e tij kunder qyteterimit islamik dhe mbrojtjen e kristjanizmit.

Flitet per mbrojtjen pa kushte qe Dritan Demiraj, Fatmir Mediu, Spartak Ngjela, Edith Harxhi, Artur Zheji i kane bere SHBA-se dhe sherret e tyre ne televizione se kush e mbron me shume Ameriken, duke share e sulmuar njeri tjetrin ne emer te Amerikes sikur benin shqiptaret ne kohe te Partise se Punes kur sulmonin njeri tjetrin ne emer te Enver Hoxhes. Permendet edhe aktiviteti radikalizues i MEK-ut ne Shqiperi. Si shembull sillet Grida Duma e cila ne daljet e saj ne NEWS 24 flet sikur te jete komandante e MEK-ut dhe sulmon Iranin edhe pse ajo nuk e ka idene e Iranit. Permendet edhe Fatmir Mediu nje nga arkitektet e sjelles se MEK-ut ne Shqiperi i cili ne vitin 2008 ishte personi fajtor per shperthimin e Gerdecit ku u vrane 27 dhe u plagosen mbi 100 shqiptare. Mediu qe i beri Gerdecin Shqiperise tani del ne TV si heroi i MEK-ut, ne prezence te zyrtareve amerikane dhe pa piken e turpit per ate qe i ka bere Tiranes ne vitin 2008.

Flitet per vuajtjet e muslimaneve shqiptare te cilet arrestohen, perndiqen ne emer te Izraelit, amerikaneve dhe qe tani i mbajne nen mbikqyrje per punen e MEK-ut. Arrestimi dhe burgosja e Ikballe Berisha Hudutit ne Kosove pse ajo u lut per Kasem Sulejmanin krahasohet me rastin e Berat Buzhales ne Prishtine i cili beri thirrje per lufte kunder Turqise ne vitin 2016 por qe nuk u arrestua kurre.

Ne fund tregohet arsyeja e luftes se SHBA-se kunder Botes Islame dhe Iranit. SHBA ne Lindjen e Mesme sulmon dhe shkaterron shtetet muslimane per te fuqizuar Izraelin, ndersa Irani sulmohet pse ai ndihmon rezistencen arabe kunder imperializmit izraelito-amerikan. Irani sulmohet pse udheheq levizjen clirimtare islamike ne Palestine, Liban, Irak dhe Siri, ndersa evangjelistet amerikane jane ne Lindjen e Mesme pse ata duan te krijojne Izraelin e madh biblik i cili synon te sundoje te gjithe Lindjen e Mesme dhe me pas boten me lufterat e tij. Ne fund jepen sugjerime se çfare duhet te bej shteti shqiptar per te shpetuar veten e tij nga konflikti SHBA-Izrael me Iranin dhe sesi prezenca e radikalizuar e MEK-ut rrezikon sigurine kombetare te Shqiperise.

OPINIONE