KQZ vendos regjistrimin e PD zyrtare në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos regjistrimin e Partise Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, proces që do të përsëriten pas videoskandalit seksual me Safet Gjicin.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se kërkesa e Lulzim Bashës plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike.

Ai tha se KQZ e ka të pamundur të bëjë shqyrtim të procesit vendimmarrës të një partie politike.

Sipas tij, KQZ është e detyruar të shohë kërkesën në aspektin formal.

“Ndoshta për dikë realitetet mund të jenë të ndryshme, qoftë politike dhe ato juridike, por është fakt u pasqyruar në një dokument zyrtar që kryetari i partisë është Lulzim Basha. Në këtë kontekst ky person ka legjitimitetin për të paraqitur në emër të kësaj partie për tu regjistruar si subjekt zgjedhor. Përfundimisht miratojmë kërkesën për t’u regjistruar PD si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakun e Kukësit, me kryetar Lulzim Basha. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në KAS, brenda 3 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, përfundoi Celibashi duke shtuar pwr kwtw vebdim mund të bëhet ankimim brenda 3 ditësh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne