Kreu i KMSH Bujar Spahiu vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, harron se janë miqtë e Izraelit që po shkatërrojnë Palestinën

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka nisur një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke harruar mbështetjet që ky vend i ka dhënë Izraelit në gjenocidin e tij në Palestinë. Vrasja e mijëra muslimanëve të pafajshëm nga ushtria Izraelite dhe ndihma e Emirateve ndaj Izraelit nuk i ka bërë përshtypje Spahiut, duke ndërmarrë një vizitë në kulmin e luftës.

Gylenistët në krye të KMSH jo vetëm që nuk kanë mbajtur kurrë, asnjë qendrin kundër Izraelit tani janë bërë haptas krah tyre.

Kjo tregon edhe një herë se Emiratet e së keqes dhe tradhtisë nuk përfaqësojnë arabët sikurse gylenistët e KMSH nuk përfaqësojnë muslimanët shqiptarë.

Po ashtu ne duhet të kujtojmë normalizimin e mardhënieve UAE-Izrael, infiltrimin në Gaza të spiunëve Emiratas të cilët i kalonin informata Izraelit, sistemet e radarit të vendosura për llogari të Izraelit, pjesmarrjen në luftën në Sudan dhe shumë raste të tilla.

Njoftimi i KMSH Për vizitën

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, zhvillon vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku gjatë ditës së sotme u prit në një takim zyrtar nga Dr. Omar Habtoor Al Darei, Kryetar i Autoritetit të Përgjithshëm për Çështjet Islame, Fondet dhe Zekatin në Emiratet të Bashkuara Arabe.

Takimi u karakterizua nga një frymë vëllazërore dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për diskutime konstruktive. Gjatë bashkëbisedimit, u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë dhe u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si edukimi dhe formimi fetar, ndihma humanitare, projektet sociale dhe shkëmbimet ndërinstitucionale.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe institucioneve islame të Emirateve, në shërbim të vlerave të përbashkëta dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve tona./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne