Shqiperia Sociale

Krim brenda famijles, djali vret me armë babanë dhe plagos nënën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bathore. Djali ka vrarë me armë babane dhe ka plagosur rendë nënën e tij. Policia njofton se ka shoqëruar autorin e dyshuar.

Rasti i shtohet të tjerave që po ndodhin së fundmi ku prindërit po kthehen në viktima të vetë fëmijëve të tyre.

Informacioni paraprak nga policia

Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit.

Si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

OPINIONE