Shqiperia

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të shkulim nga rrënjët oligarkët e pushtetit

Monika Kryemadhi sulmoi sërish Edi Ramën, duke thënë se LSI do të punojë fort për të shkulur rrënjët e sistemit të oligarkëve të pushtetit, që sipas saj, drejtohen nga Rama.  sa do ta besojë elektorati ndryshimin e menjëhershëm të qëndrimeve mes PS dhe LSI, është e thjeshtë pasi janë tipike luhatje politike

Në një takim me numëruesit dhe komisionerët e qarkut Elbasan, kryetarja e LSI-së, theksoi se forca e saj do të jetë zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë.

MESAZHI I KRYEMADHIT NË FACEBOOK

Mirëmbrëma!Kjo foto është shkrepur sot gjate takimit që zhvillova me komisionerët dhe numëruesit e qarkut të Elbasanit. Veç falenderimit, iu shpreha njëkohësisht mirënjohjen e thellë për përkushtimin, vendosmërinë dhe qëndresën në 25, 26 dhe 27 qershor, për ditët dhe netët e lodhshme të kaluara në ruajtjen dhe numërimin e votave për LSI. Ne lindëm si forcë opozitare dhe si e tillë do të rritemi e forcohemi më shumë e me shpejt, për të qenë syri dhe zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë. Ndaj, së bashku, do të punojmë çdo ditë për të qenë alternativa e re, forca që do u japë besim pa kushte të gjithë shqiptarëve për të shkulur nga rrënjët sistemin e oligarkëve të pushtetit që drejtohet nga Edi Rama.

OPINIONE