Kryeministri Boris Johnson shtrohet në spital, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është shtruar në spital, konfirmon Downing Street.

Dhjetë ditë më parë, Johnson rezultoi pozitiv me koronavirusin Covid-19.

Zoti Johnson vijon të ketë simptoma të koronavirusit, përfshirë temperaturë të lartë“, u shpreh një zëdhënëse.

Kryeministri do të bëjë disa teste dhe mjeku i tij, ka rekomanduar shtrimin në spital si një masë paraprake.

Kjo është një masë paraprake, duke qenë se kryeministri ka simptoma të vazhdueshme të koronavirusitm dhjetë ditë pasi ka rezultuar pozitiv me këtë virus. Kryeministri falenderon NHS-në [shërbimi shëndetësor], për punën e tyre të jazhtëzakonshme dhe fton publikun të vijojë të ndjekë këshillat e qeverisë, duke qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS-më dhe për të shpëtuar jetë“, shtoi zëdhënësja.

Ditën e djeshme u mësua se edhe e fejuara shtatëzënë e kryeministrit Johnson, është infektuar me koronavirus dhe po qëndron e izoluar./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne