Kujtim Fejzullahu & akti terrorist i Vjenes permbushin deshirat e Emmanuel Macronit e islamofobeve

Ne videon me siper Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi analizojne sulmin terrorist te bere ne Vjene nga nje shqiptar etnik ne date 3 nentor 2020. Analizohen idete ekstremiste te ISIS-it, ofendimet dhe provokimet qe qeveria franceze e Emmanuel Macronit i ka bere komunitetit musliman francez, deklaratat ekstremiste te kancelorit austriak Sebastian Kurz dhe thirrjet per lufte pan-kristjane kunder Islamit dhe Turqise qe ben qeveria armene ne konfliktin e saj ne Azerbajxhan, dhe nxitja qe keto ofendime dhe deklarata i bejne muslimaneve qe te ndermarrin masa ekstreme dhe te radikalizohen.

Analizohet deshtimi i agjensive te sigurise franceze dhe agjenturave anti-muslimane ne Ballkan, te cilat duke shkaterruar komunitetet muslimane shqiptare ne Kosove, Shqiperi dhe Maqedoni i kane lene besimtaret muslimane pa udheheqje te mirefillte fetare dhe ne vakum shpirteror. Parate qe agjensite dhe ambasadat perendimore hedhin per te luftuar ekstremizmin e dhunshem ne menyre te madhe jane vjedhur dhe kane deshtuar qe te deradikalizojne shume besimtare muslimane te cilet nuk blejne propaganden qe bejne hoxhallaret kuislinge dhe guleniste ne sherbim te spiunazheve anti-muslimane.

Flitet edhe per deshtimet e antiterrorit ne Shqiperi dhe organeve te sigurise, te cilat duke i dhunuar besimtaret muslimane sikur bene me Imam Genci Ballen, ne fakt nxisin edhe me shume radikalizimin e muslimaneve te cilet kur shohin poshterimin antiligjor qe policia e antiterrorit u ben, radikalizohen edhe me shume. Ne anen tjeter tregohet sesi regjimi i Edi Rames ne Shqiperi eshte vene nen sherbim te organizates xhihadiste te MEK-ut ne Manze, organizate e cila heret apo vone do i bej dem shume te madh Shqiperise.

Ne fund te videos konkludohet se terrorizmi nuk i sherben Islamit, por i sherben islamofobeve dhe armiqve te Islamit te cilet duan ti shohin besimtaret si terroriste te dhunshem. Besimtaret muslimane keshillohen qe te te mos bien pre e sherbimeve sekrete dhe pushtetareve islamofobe te cilet lumturohen kur ata bejne akte te dhunshme dhe terroriste, akte te cilat poshterojne Islamin, shkojne kunder mesazhit kuranor dhe viktimizojne komunitetet muslimane perpara regjimeve islamofobike te cilat duan t’u heqin atyre lirite demokratike dhe qytetare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne