Muhamed Kajolli
Sot, gazetat më prestigjioze izraelite armike të popullit palestinez, palestinezët i quajtën popullin më fisnik dhe më atdhedashës në botë…
SHBA nuk do të lejonte që Izraeli ta humbte luftën, sepse aty është baza e mbi 1 milion ushtarëve të tij. Këtu dhe përreth, SHBA ka dhjetra baza të tjera më të vogla me dhjetra mijëra ushtarë. Nëse baza ushtarake amerikane nuk u zhbë, ëndërra biblike judo-krishtere përfundimisht u varros, që në momentin kur Rezistenca pranoi 20 kushtet e vendosura nga Trump. Netanjahu dhe ëndrrimtarët judo-krishter nuk po besojnë se, Rezistanca pranoi ofertën Trump!
Në vjeshtën e vitit 2023 Natanjahu në Ansamblenë e OKB kishte paralajmëruar se shtetësia e Izraelit në pranverën e vitit 2024 po bëhej realitet. Projekti “Feja Ibrahimite” ishte një joshje e mirë për liderët (cionistë) arabë, për të “bindur” muslimanët anekënd botës për një “bashkëjetesë fetare”. Me këtë projek izraelitët menduan se populli palestinez do ta shkrihej pa luftë, pasi arabët, vetë po e zhbënin këtë popull me një marveshje. Si duke petrodollari i A.Saudite dhe Emiratat ishin bartësit e këtij projekti. Por 7 Tetori 2023 zhgënjeu edhe shtetet arabe edhe Izraelin edhe Perëndimin mbarë.
Shejtanjahu i trimëruar kishte premtuar se, vetëm për dy javë do t’i kthente pengjet dhe me këtë rast do ta zhbënte popullin e Gazës (amalikun biblik), sepse ishte një premtim i Zotit çifut. Perëndimi shprehu tolerancë duke i thënë se, ke vetëm dy javë kohë jo më shumë. Të mos harrojmë se, Perëndimi kishte toleruar Serbinë në vitin 1992 të nënshtronte Bosien dhe Hecegovinën vetëm për tri ditë jo më shumë, por nuk ndodhi pa ndërhyrjen e SHBA dhe atë, vetëm pas më pak se katër vjet luftë të ashpër. Nëse Lufta e BiH mund të harrohet pas ndërrimit të gjeneratës, lufta (729 ditëshe-dy vjeçare) në Gazë, nuk do të harrohet kurrë sepse është përcjellur drejpërdrejt nga të gjitha kanalet televizive të botës.
Vërtetë, në ofertën Trump nuk premtohet Shteti i Palestinës por nën tavolinë kuptohet se Shteti i Palestinës tani më është një realitetet. Sidomos kur njohjen e Palestinës e bënë shtetet që ishin kundër vetë ekzistencës të Palestinës sikur Franca dhe Britania… Oferta Trump, ngjason me ofertën e znj. Olbrajt kur ajo i ofroi Hashim Thaçit në Rambuje. Atëherë u fol me shumë mosbesim ndaj SHBA-ve, por Kosova sot gëzon shtetësisë edhe pse nuk kishte asnjë garancë ndërkombëtare. Ndërsa oferta Trump, doli në prani të Turqisë, Indonezisë, A. Saudite, Emirateve, Egjiptit dhe Jordanisë.
Pasi Rezistenca e Palestinës i tha po ofertës së Trump, topi automatikisht kalon te Shejtanjahu i cili duket se është i pa fjalë. Ai dhe stafi tij nuk do të mund të pranojnë se lufta ka mbaruar, këta nuk mund të besojnë se pengjet do të dorëzohen me marrëveshje e jo me kapitulim. Vallë, pse u bë e gjithë kjo luftë nëse pengjet nuk u kthyen në shtëpitë e tyre pa marrëveshje, i habitur do të pyeste populli! Trump ka arsye të lavdohet se, solli paqe në L. e Mesmem, ndërsa Shejtanjahu do t’i përgjigjet popullit të vet. Mbetet të shohim kjo javë ç’do të na sjell, vazhdim të luftës ose rrëzimin e Shejtanjahut.
Rezistenca e Palestinës që ka edukatë kur’anore edhe një herë botës i tregoi se Paqja për ta është më e paraplqyer se çdo gjë tjetër, sepse kështu urdhërohet çdo besimtarë musliman. Pra, bota duhet ta kuptojë se, në momentet kur kërkohet zgjidhje paqësore, vrasja e vetëm një njeriut në Islam konsiderohet krim. Luftëtarët muslimanë këtë e dinë më së miri./fb















