Kur Rama betohej se Gjiknuri nuk ishte në përgjimet: Ku ka dalë o vlla…

Një muaj më parë, në 16 maj kryeministri Edi Rama ishte në emisionin “Opinion” kur sapo ishin publikuar përgjimet e para të “Dosjes 339” nga gazeta gjermane BILD. Pyetjes së gazetarit Andi Bejtja se përse nuk kishte reaguar duke i larguar emrat e përmendur në dosje, për t’i dhënë një mesazh reflektimi opozitës, kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të largojë njerëz në bazë të përgojimeve. Bejtja i tha se Gjiknuri ishte në përgjime, por Rama nisi të tallej: “O vlla… Ku ka dalë o vlla…” Më poshtë biseda dhe video e emisionit.

DEBATI

Edi Rama: Kush ka dalë në dosje, ma thuaj ti se unë nuk e di.

Andi Bejtja: Damian Gjiknuri.

Edi Rama: Ku e ke në dosje?

Andi Bejtja: Ka dalë o vlla…

Edi Rama: O vlla ku? O vlla ku, ma nxirr.

Andi Bejtja: Vangjush Dako.

Edi Rama: Më thuaj ku ka dalë Damian Gjiknuri… ka dalë o vlla, hë vlla ku ka dalë, më trego ku ka dalë.

Blendi Fevziu: (Për) Damian Gjiknuri ka një koment, por nuk është parë përgjimi.

Edi Rama: Vangjush Dako ka dalë duke thënë çfarë? Më thuaj se nuk dua ta rikthej gjithmonë atë histori, sepse nuk dua në asnjë mënyrë se dikush të mendojë se unë po komentoj, sepse ka një proces për Saimir Tahirin dhe unë respektoj procesin.

Andi Bejtja: Po s’thashë gjë…

Edi Rama: Jo më nuk the ti, do them unë tani, do flas dhe unë.

Edi Rama: Por nuk e nxorët akoma mësimin mor zotëri. E bëtë këtë milet të flasë me vete, duke u marrë me përgojime, me muhabete jo ky i tha kështu, jo ky ashtu./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne