Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova: Albin Kurti, Haskukaj dhe dy ish-presidentë festojnë dështimin e grusht shtetit në Turqi

Në Prizren shënohet 2–vjetori i dështimit të grusht shtetit në Turqi, në ceremoni Kurti dhe dy ish-presidentë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Prizrenit që vjen nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga ambasada e Turqisë për “15 Korrikun- Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, ditë që shënon përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shtetin në Turqi .

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, në fjalën e saj gjatë ceremonisë kujtoi të gjithë dëshmorët dhe veteranët e 15 korrikut, të cilët siç u shpreh ajo, luftuan për demokracinë dhe për popullin turk në atë natë të paharruar.

Të kontaktuar nga KTV-ja zyrtarë të VV-së nuk kanë dashur të komentojnë duke thënë se për këtë do të mund të deklarohen ditën e nesërme.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ish presidentët Atifete Jahjaga e Fatmir Sejdiu./ KTV

OPINIONE