Maas: Turqia mban një barrë të rëndë refugjatësh, nuk do ta lëmë vetëm

Trupa të pajetë të 64 persona, që besohet se janë migrantë nga Etiopia, janë zbuluar në një kontejner të një kamioni në shtetin Mozambik të Afrikës Jugore.

miSiç raportojnë mediat lokale, autoritetet e imigracionit njoftuan se policia ndaloi kamionin mëngjesin e sotëm në provincën Tete në afërsi të kufirit Zimbabve-Malawi.

Së bashku me 64 viktimat që dyshohet se vdiqën shkaku i asfiksionit, zyrtarët vendas zbuluan edhe 14 persona të gjallë. Mediat raportojnë se të mbijetuarit aktualisht mbahen në ndërtesën e emigracionit.

“Lidhur me incidentin dy persona u arrestuan, shoferi dhe një ndërmjetës që kontraktoi shoferin për të transportuar këta njerëz”, citojnë mediat lokale zëdhënësin e policisë, Orlando Mudumane.

Shumë migrantë të varfër drejtohen në Mozambik për të arritur në Afrikën e Jugut, në kërkim të një pune më të mirë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne