Mbështet Izraelin në genocidin ndaj Palestinës, Biden frikë nga votat e muslimanëve në SHBA

Presidentin e SHBA Joe Biden dhe Partinë demokratike e ka zenë frika nga humbja e mbështetjes nga muslimanët pas mbështetjes së madhe ndaj Izraelit në genocidin që ai po bën ndaj ndaj Palestinës.

Biden po përballet me reagimet edhe të disa anëtarëve të partisë së tij demokrate për mbështetjen e palëkundur për Izraelin ndërsa ushtria izraelite po zgjeron operacionet tokësore në Gazë dhe numri i viktimave civile palestineze po rritet.

Basim Elkarra nga Këshilli Kombëtar Demokratik musliman tha se udhëheqësit demokratë po i kushtojnë vëmendje pasi kanë frikë nga vota e muslimanëve. Sipas tij, edhe Presidenti Biden ka frikë nga vota e muslimanëve në SHBA dhe se mbështetja ose jo e tyre mund të dëmtojë rezultatin në zgjedhjet e 2024.

“Ne e dimë se komuniteti ynë mund të ndryshojë rezultatin në shtetet ku gara për President është e fortë. Unë mendoj se udhëheqësit e Partisë Demokrate po i kushtojnë vëmendje kësaj dhe kanë frikë nga ajo që po ndodh dhe po i dërgojnë mesazhin Shtëpisë së Bardhë se kjo do të dëmtojë shanset tona në zgjedhjet e vitit 2024”, tha Basim Elkarra nga Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman.

Por nga një sondazh i ri nga Instituti Arabo-Amerikan tregon se mbështetja për Biden ra tek votuesit e komunitetit musliman nga 59% sa ishte në zgjedhjet e vitit 2020, në 17%.

Pikërisht për këto arsye, administrata e lartë e Shtëpisë së Bardhë do të mbajnë takime për të dëgjuar shqetësimet e komunitetit musliman.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me komunitetin musliman, komunitetin arabo-amerikan dhe udhëheqësit palestinezë amerikanë për të dëgjuar shqetësimet e tyre”, thotë Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne