Mbi 1.000 terroristë të PKK/YPG-së jane neutralizuar nga ushtria turke nga fillimviti

Prej 1 janarit, Turqia ka neutralizuar më shumë se 1.000 terroristë të PKK/YPG-së, duke përfshirë ata që fshihen përtej kufirit në Irak dhe Sirinë veriore, njoftoi të  ministria turke e mbrojtjes.

“Gjashtëdhjetë e shtatë terroristë janë neutralizuar vetëm gjatë javës së kaluar”, njoftoi ministria e mbrojtjes në konferencën për media të zhvilluar në Ankara.

Numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar deri më tani këtë vit arriti në 1.062.

Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare të terrorit kundër Turqise, PKK-ja, e cila renditet si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve. duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar. YPG-ja është dega siriane e kësaj organizate terroriste./Trtbalkan

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne