Mbyten babai dhe 2 djemtë e tij 13 dhe 15 vjeç në plazhin e Vilë-Bashtovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë. Babai Elvis Halilaj, 50 vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det teksa kanë qenë duke notuar.

Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi, raporton se sipas informacioneve paraprake, dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë me 3 viktima.

Babai dhe djemtë e tij nga Tirana kishin zgjedhur plazhin e Vilë-Bashtovës për të pushuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Bashtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Tetovasot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne