Bota

“Mediat perëndimore u rreshtuan kundër Turqisë si fasadë e YPG/PKK-së”

Kryeredaktori i Përgjithshëm dhe Zëvendësdrejtori i Anadoly Agency (AA), Metin Mutanoğlu ka deklaruar se “Kryesisht mediat perëndimore u rreshtuan kundër Turqisë si fasadë e YPG/PKK-së gjatë operacionit ‘Burimi i Paqes’. Asnjë punonjës i mediave perëndimore nuk mund të na mësojë neve gazetarinë”.

Mutanoğlu mori pjesë në një panel të zhvilluar në Ankara me temën “Balancat e reja në Lindjen e Mesme dhe operacioni ‘Burimi i Paqes‘” ku në kuadër të kësaj u diskutua “Jehona e operacionit ‘Burimi i Paqes’ në komunitetin ndërkombëtar dhe tema kryesore në mediat botërore”.

Nga përvojat e mëparshme të fushatës njollosëse gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, Mutanoğlu bëri të ditur se si institucion formuan një ekip dhe ndoqën nga afër publikimet e jashtme.

“Detyra e kolegëve tanë ishte që të kryenin ndjekjen e këtyre lajmeve të rreme dhe t’i publikonim në mënyrën e vërtetë. Çdo ditë shfaqeshin minimalisht 3-4 lajme të rreme në ditë, të cilat i bënin duke përdorur fotografitë e masakrave të kryera nga regjimi i Asadit ndaj civilëve. Ne një përvojë të tillë e patëm që nga operacioni ‘Dega e Ullirit‘ dhe e parashikuam që edhe në operacionin ‘Burimi i Paqes‘ do të bënin një gjë të tillë. Me ekipet që formuam zbuluam shumë lamje të rreme”, tha ai.

Pasi vuri në dukje shkeljet etike të mediave perëndimore gjatë operacionit “Burimi i Paqes”, Mutanoğlu tha se “Mediat perëndimore shkelën rregullat etike më themelore të gazetarisë duke injoruar përgjegjësinë për të kontrolluar të dhënat. Ata të gjithë së bashku kaluan në sulm kundër Turqisë dhe kryesisht presidentit, Recep Tayyip Erdoğan. Kryesisht mediat perëndimore u rreshtuan kundër Turqisë si fasadë e YPG/PKK-së gjatë operacionit ‘Burimi i Paqes'”.

Ai shtoi se gjatë skanimeve të këtyre publikimeve gjatë operacionit që vazhdoi 13-14 ditë, në mendje kanë mbetur fjalët koncepte të tilla si “sulme”, “pushtim”, “masakër”, “spastrim etnik”, fjalë këto të cilat janë përdorur në masë.

Gjithashtu mediat perëndimore nuk kanë përmendur asnjëherë arsyetimet të cilat Turqia i shpalosi para fillimit të operacionit “Burimi i Paqes”. “Edhe kjo tregon shokimin në të ciën ndodheshin këto media të cilat harruan vlerat e saj gjatë këtij shokimi. Ata duke harruar të gjitha vlerat kryen një aktivitet mediatik plotësisht me qëllimin për të njollosur Turqinë”, theksoi Mutanoğlu.

Duke treguar edhe shembuj në gjuhë të ndryshme të BBC-së, Mutanoğlu tha se në këto publikime thuhet vazhdimisht se “Turqia po pushton Sirinë”.

Mutanoğlu ka treguar edhe një numër të revistës së modës Marie Claire, ku në ballinën e kësaj reviste ndodheshin gratë terroriste të YPG-së.

Pasi ka shpjeguar se AA-ja gjatë operacionit “Burimi i Paqes” ka realizuar publikime në 13 gjuhë nën titullin “Gënjeshtër/E vërtetë”, Mutanoğlu tha se “Të paktën ne si AA kemi bërë pjesën tonë. Kjo duhet të zhvillohet edhe më tej”.

Në panel ishte i pranishëm ehde kryekëshilltarja e Presidencës Turke, Saadet Oruç e cila ka vënë theksin se qëndrimi i aktorëve ndërkombëtarë nuk ka qenë asnjëherë kaq i pamatur në luftën kundër terrorizmit. Ajo shtoi se mbështetja më e madhe ndaj YPG/PKK-së vjen nga vendet perëndimore.

“Qëndrimi i shteteve perëndimore kërcënon sovranitetin territorial të Turqisë po aq sa edhe terrorizmi. Mediat ndërkombëtare mbështesin atë çfarë thonë aktorët ndërkombëtarë. Duhet të vlerësohet mirë se nëse 20 vite më parë PKK-ja ishte organizatë terroriste për mediat perëndimore tani ajo është shndërruar në konceptin e kurdëve. Siç e shikoni nuk mund të bëhet përcaktimi si terroriste”, tha Oruç./AA

OPINIONE