Mijëra izraelitë protestuan me kërkesën për “marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve”

Izraelitët mbajtën protestë në Kudsin Perëndimor me kërkesën për nënshkrimin e marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve me grupet palestineze për të rikthyer pengjet në Rripin e Gazës.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Channel 12”, mijëra izraelitë marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kudsin Perëndimor.

Protestuesit të cilët kërkuan marrëveshje me grupet palestineze për shkëmbimin e pengjeve dhe zgjedhje të parakohshme, akuzuan Netanyahun për “rrezikimin e sigurisë së Izraelit”.

Kryeqyteti Tel Avivi gjithashtu gjatë ditës ka qenë skenë e protestave antiqeveritare.

Izraelitët që kërkuan të shkohet në zgjedhje të parakohshme, mbyllën një autostradë në afërsi të Tel Avivit. Në protestë demonstruesit mbajtën pankarta me mbishkrimin “qeveri e shkatërrimit mjaft”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne