Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Katarit shqyrtuan iniciativat e fundit për një armëpushim në Gaza

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Katarit shkëmbyen mendime mbi statusin e fundit të përpjekjeve dhe iniciativave diplomatike për të ndalur agresionin brutal të regjimit sionist kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Informacionit dhe Çështjeve të Zëdhënësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Hossein Amir Abdollahian ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammad Bin Abdulrahman Al Thani për zhvillimet e fundit në lidhje me Palestinën dhe agresionin e vazhdueshëm të regjimit sionist kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës.

Në këtë bisedë telefonike u diskutua edhe për bombardimin e selisë së Komitetit të Katarit për Rindërtimin e Gazës. Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Katarit gjithashtu diskutuan për çështjen e vazhdimit të gjenocidit në Rripin e Gazës dhe situatën shumë kritike humanitare dhe theksuan ndërprerjen e menjëhershme të krimeve të luftës kundër popullit palestinez në këtë rajon dhe lehtësimin e menjëhershëm të situatës për popullin e pastrehë palestinez.

Më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës nisën një operacion befasues të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Rripi i Gazës kundër pozicioneve të regjimit pushtues të Kodsit. Ky regjim, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe shumicës së vendeve perëndimore, mori masa për tu kundërpërgjigjur dhe kompensuar disfatën e tij dhe për të ndalur operacionet e grupeve të rezistencës dhe për këtë nisi bombardimet ndaj qendrave mjekësore dhe shtëpive të banimit në Gaza.

Vazhdimi i bombardimeve në Rripin e Gazës dhe vrasja e grave dhe fëmijëve palestinezë vazhdon ndërkohë që vendet perëndimore që mbështesin regjimin sionist kanë vënë veton ndaj çdo rezolute të armëpushimit në Këshillin e Sigurimit dhe në vend që të përpiqen të ndalojnë vrasjen dhe bombardimin e palestinezëve, ata kërkojnë të miratojnë rezoluta në mbështetje të mëtejshme të Tel Avivit. Numri i martirëve palestinezë si pasojë e sulmeve të ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës është rritur në 11500 martirë, mes të cilëve 5104 fëmijë dhe 3130 gra./parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne