MOSHA E NJERIUT

Meditime nga Eduart Thartori

Fillon me kohen e pare te njeriut qe eshte Femijeria dhe Adoleshenca. Ne kete moshe njeriu vazhdon te jete ne fazen e zhvillimit dhe pjekjes fizike, psikologjike dhe shpirterore. Njeriu vazhdon te jete i brishte ne te gjitha aspektet e tij. Fizike, emocionale dhe shpirterore.. Faze e cila ne fakt ka filluar qe me krijimin e tij ne barkun e nenes.
Kjo eshte faze qe tek Allahu nuk ka llogaritje per veprimet dhe punet tona. Eshte faze kur pergatitemi per jeten, edukohemi dhe mesojme. Ne fakt llogaritja prej Allahut zakonisht fillon ne fundin e kesa faze kur edhe eshte arritur nje pjekje me e mire psikologjike, shpirterore dhe fizike. Gjithsesi ne kete faze ne llogaritjen e puneve tona, Allahu e perdor me se shumti meshiren sesa zemerimin. Nese kete mund ta kuptojme nga raportet e me te medhenjve tane te cilet ne kete faze jane me te meshirshem dhe me te bute me ne sesa ne fazat e tjera te jetes. Sigurisht Allahu eshte shume here me i Meshirshem dhe me i dashur me robin e Tij ne kete faze.

Pastaj vjen faza e dyte e zhvillimit te njeriut. Mosha nga 20 deri ne 40 vjecare. Edhe kjo moshe eshte faze ne zhvillim per njeriun. Por krahas pjekurise fizike e cila vazhdon me ritme te larta zhvillimi ajo psikologjike e ka zhvillimin me ritme me te ngadalta. Njeriu tashme ne kete moshe nis edhe te provoje pergjegjesite e para. Martesa, Krijimi i familjes, prinderimi dhe punesimi. Te gjitha keto zhvillojne tek njeriu te tjera aftesi dhe pergjegjesi. Por edhe llogaritja e puneve tek Allahu eshte gjithsesi me konkrete por nuk mungon edhe meshira e Allahut dhe dashuria e perkujdesi i Tij.

Faza e trete..
Fillon ne moshen 40 vjecare deri ne 60 vjecare. Ne kete faze njeriu eshte ne kulmin e pjekurise fizike dhe shpirterore, por tashme edhe psikologjike. Nderkohe qe pjekuria fizike qendron stabile deri ne dekaden e peste te jetes pastaj qendrueshmeria fizike fillon ne zbritje. Pjekuria psikologjike dhe shpirterore vazhdon ngritjen e saj edhe me tej. Ne kete faze njeriu llogaritet tek Allahu ne raport nje me nje. Per cdo te mire ose te keqe. (Pa diskutuar shperblimin e shumfishte te te mirave) Eshte mosha e pjekurise fizike, Psikologjike dhe Shpirterore. Pikerisht ne kete moshe Allahu u nisi shpalljen Pejgambereve te Tij. Deri ne moshen 60 vjecare Stabiliteti psikologjik i njeriut eshte i plote pastaj nis luhatja. Ndersa Stabiliteti shpirteror vazhdon akoma zhvillimin e tij. Per kete arsye Pejgamberi a.s thote se kush nuk ka besuar deri ne 60 vjec, ka pak shanse te besoje me vone.

Faza e fundit e jetes se njeriut nga 60 e deri ne fund.
Kjo faze ka te mirat e saj por edhe veshtiresite e veta. Ka te mira sepse besimi i njeriut shtohet me shume. Zemra zbutet me shume, njeriu besimtar nis te afrohet me Allahun me shume. Por edhe shperblimet jane me te medha duke marre parasysh edhe dobesine fizike qe tashme ka nisur renien.
Ne kete faze nese njeriu nuk ka qene i qendrueshem psikologjikisht dhe eshte dhene pas veseve, llogaritja e tij tek Allahu do te jete e dyfishte. Pra nuk eshte njesoj llogaria per nje te ri qe ben mekate dhe nje te moshuar pas kesaj moshe. Madje as ne shoqeri gjykimi nuk eshte i njejte.
Gjithsesi fundin e jetes do ta kemi ashtu si e kemi jetuar krejt jeten.
Do te vdesim me gjerat qe kemi dashur me shume ne jete.
Nese kemi dashur Allahun Me Allahun do te jemi ne momentin e shpirtit.
Nese kemi dashur nje femer, emri i saj do te jete me ne ne momentin e shpirtit.
Nese kemi dashur pasurine, Shpirti jone ne ato momente me shume veshtiresi do te shqitet prej saj./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne