Muslimanët nuk pranojnë censurë, protestë per Palestinen diten e djele

Pavarësisht nga refuzimet e njëpasnjëshme të qeverisë islamofobe të Edi Ramës dhe ministrit Taulant Balla, muslimanët e Shqipërisë janë të vendosur të protestojnë në mbështetje të Palestinës dhe kundër genocidit izraelit ndaj muslimanëve palestinezë.

5 Shoqata kanë vendosur të dalin në sheshin përpara parlamentit të dielën në orën 12:30 për t’i kërkuar qeverisë shqiptare ti bëjë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet dhe vrasjen e njerzve të pafajshëm në Palestinë.

Për këtë arsye këto shoqata i kanë dërguar një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit për leje për tubim paqësor kundër spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza nga Izraeli.

Kërkesa i është dërguar Drejtorit Tonin Vocajt dhe muslimanët, pas disa mohimeve të të drejtave Kushtetueses, presin që Policia të lejojë mbajtjen e protestës dhe marshimit me itenerar Sheshi para Parlamentit-Sheshi Nën Tereza- Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Ekspozita.

Njfotimi i Plotë për protestën

TUBIM DHE MARSHIM PËR PALESTINËN

Mexhlis dhe 4 shoqata të tjera,

1. Thirrja në Mirësi
2. TUMED
3. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”
4. “Ensar”.

do të organizojnë një tubim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.

Folës në këtë tubim do të jenë: Hoxhë Burhan Fili, Floriar Arapi dhe Jonida Balliu

Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente.

Mexhlis dhe organizatat e sipërpërmendura i bëjnë thirrje të gjithë popullit shqiptar të jenë të pranishëm në këtë tubim.

Tubimi do të organizohet ditën e DIEL, në orën 12:30, në sheshin përpara Parlamentit (sepse sheshi Skenderbej është i zënë). Më pas do të marshohet deri në sheshin Nën Tereza dhe kthim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ekspozita, pa arritur tek ministritë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne