Ne nje interviste qe zv. presidenti iranian Javad Zarif dha per gazetarin e CNN-it, Fareed Zakaria ne Davos te Zvicres ne date 22 janar 2025, Zarifi tregoi nje episod sesi Izraeli ka perdorur armaten muxhahedine te Maryam Rajavit qe strehoet ne Shqiperi per te genjyer presidentin Trump. Ne intervisten z. Zarif thote:
“Bolton kishte marrë rreth 40,000 dollarë ryshfet nga MEK (Mujahedin-e-Khalq). Gjatë fjalimit të tij në samitin e MEK-ut, ai tha se deri në vitin e ardhshëm (2018), ata do të festonin në Teheran. Në prill, ai u bë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trump. Dy ditë pasi u konfirmua si Sekretar i Shtetit te presidentit Trump, Mike Pompeo udhëtoi në Izrael dhe i kërkoi Netanyahut të prodhonte nje lajm te rreme sikur Izraeli kishte vjedhur dokumentet konfidenciale nga Irani.”
Pasi ja prezantuan keto fakte te rreme:
“Më 8 maj, Trump u tërhoq nga JCPOA (marreveshja nukleare)… ata e kishin bindur Trumpin se Irani ishte në prag të kolapsit dhe se një dalje e papritur nga JCPOA do të ishte gozhda e fundit në arkivolin e Iranit. Në fazën e dytë, dokumentet e supozuara të paraqitura nga Netanyahu ndihmuan SHBA-në të fitonte mbështetje globale për tërheqjen e saj nga JCPOA. Të dyja pikat pasqyrojnë gjykimet e gabuara të këshilltarëve të Trump, jo të vetë Trumpit.”
Ky incident qe organizata terroriste e muxhahedineve te Maryam Rajavit, John Bolton, Mike Pompeo dhe Netanyahu prodhuan ne vitin 2018 per te genjyer presidentin Trump eshte perseritur perseri ne date 31 janar 2025.
Në 31 janar, Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane – Zyra e Përfaqësimit ne SHBA (NCRI-SHBA) nen drejtimin e zv drejtorit Alireza Jafarzadeh ka publikuar “gjetjet” me te fundme te moxhahedineve dhe Mosadit izraelit. Sipas muxhahedineve, MEK pretendon qe ka zbuluar nje zone industriale iraniane për të zhvilluar koka per raketat bërthamore iraniane. Sipas organizatës terroriste të muxhahedinëve (PMOI/MEK) ky zbulim nxjerr në pah programin e fshehtë të armëve bërthamore të regjimit.
NCRI-US press conference reveals intelligence on Tehran’s nuclear warhead development. January 31, 2025. #Iran #NuclearThreat pic.twitter.com/epIEnRqOW1
— NCRI-U.S. Rep Office (@NCRIUS) January 31, 2025
MEK-u pretendon se zonat industriale iraniane e zhvillimit te kokave bërthamore ndodhet ne qytetin e Shahrudit. MEK-u pretendon se ky zhvillim industrial iranian drejtohet nga Organizata për Kërkime të Avancuara të Mbrojtjes (SPND), e cila eshte nendege e Forcave Ajrore të Gardes Revolucionare Iraniane (IRGC).
MEK-u pretendon se qellimi i ketij kompleksi industrial iranian eshte qe:
Te zgjeroje aktivitetin e armëve bërthamore
Testoje raketën Simorgh, gjoja për lëshime satelitore
Qendra synon ne testimin e shpërthimeve me eksploziv të lartë, eksploziv qe nevojitet për ndezjen armës bërthamore
Kryen teste nëntokësore në zonat e shkretëtirës së Semnanit
Per keto dhe akuza te tjera, MEK-u propozon qe Komuniteti Ndërkombëtar (dmth amerikanet):
Te mbylli të gjitha vendet e lidhura me aktivitetet nukleare, duke përfshirë ketu objektet e pasurimit të uraniumit
Irani duhet ti japi akses te pakufizuar Agjenise Atomike Nderkombetare IAEA
Irani duhet te ndershkohet me sanksione per shkelje te rezolutave te OKB-se
Deklaratat e armates muxhahedine dhe zëvendësdrejtorit te tyre ne SHBA, Alireza Jafarzadeh, jane shperndare nga media zioniste perendimore sikur Iran International, Fox News etc.
Ky lajm i krijuar nga MEK-u dhe Mosadi izraelit vjen vetem 4 dite perpara se kryeministri izraelit Benyanim Netanyahu do te vizitoje presidentit Donald Trump ne Shtepine e Bardhe. Netanyahu po perserit me kurven e tij muxhahedine, rrengun qe i punoi presidentit Donald Trump ne 2018 kur e detyroi ate qe te nxerri SHBA-ne nga marreveshja nukleare.
Ashtu sikur ne maj 2018, Netanyahu trembi Trumpin me programin nuclear iranian, edhe tani ne shkurt 2025 MEK-u dhe Izraelin duan te luajne idiotin me presidentin Donald Trump. / impakt