“Na folën nga makina, refuzuam ftesën”, ish-i dënuari me burg përjetë me 2 të tjerë dhunojnë 2 vajza në Tiranë, shpallet në kërkim

Shpallet në kërkim Elidon Kotorri ish-i dënuar me burgim të përjetshëm për 3 vrasje dhe 1 plagosje por i liruar pak kohë më parë nga gjykata e Strasburgut.

Kotorri është shpallur në kërkim për akuzën e plagosjes dhe kanosjes. Gazetarja Dorjana Bezat duke i ureferuar burimeve nga policia, raporton për “BalkanWeb” se pak ditë me parë në rrugën “Ali Demi” ai dhe 2 persona ende të pa identifikuar kanë dhunuar 2 vajza që po kalonin në rrugë.

Pas mbërritjes në spital ku morën ndihmë mjekësore vajzat kanë treguar se punojnë në një market dhe pas mbylljes së tij “rreth orës 16 kanë qenë duke shkuar në shtëpi dhe në rrugë nuk ka pasur persona”. Vajzave u kanë folur 3 djem nga një makinë kafe me targa AA 562 JM. Kur vajzat kanë refuzuar ftesën ata i kanë dhunuar.

Oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1 kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe kanë identifikuar mjetin i cili rezulton i marrë me qira nga një person. I thirrur në polici ai ka thënë se ia ka lënë në dorëzim Kotorrit mjetin. Në këto rrethana policia e ka shpallur në kërkim./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne